Gjersa është e vërtetë se, në përgjithësi, pikënisjet e çdo futbollisti janë vështirë të lehta, historia e Victor Moses përfaqëson flijim dhe punë në formën më të lartë. Në mënyrë që ta arritën majën, lojtari i krahut i Nigerisë e tejkaloi makthin e vërtetë.
Ai ishte vetëm 11-vjeçar kur, teksa luante futboll në rrugë me shokët e vet, tash lojtari i Chelsea mori lajmin e tmerrshëm nga xhaxhai i vet, se prindërit iu ishin vrarë, transmeton Express.
Moses jetoi muajt më të këqij të jetës në shtëpinë e xhaxhait. Ai nuk ka guxuar të dalë në rrugë, për shkak se i ati ishte ministër i fesë katolike në qytetin Kaduna dhe, me shpalljen e ligjit islamik në Nigeri në vitin 2002, rrugët nuk ishin më të sigurta për njerëzit e asaj feje.
Xhaxhi më pas i ndihmoi të gjejë azil në Angli, ku u mirëprit nga një familje në Londër. Atje, ai iu bashkua një klubi amator, Cosmos 90 FC, ndërsa cilësitë e tij i ranë në sy skautëve të Crystal Palace, klub me të cilin nënshkroi kontratë në vitin 2007.
Pas tri sezoneve në “Selhurst Park”, ai kaloi te Wigan, klub tek i cili arriti famën. Nga aty, ai u transferua në Chelsea në vitin 2012 dhe e fitoi Evropa Ligën nën drejtimin e Rafa Benitezit.
Por, si në fillim të karrierës sportive, faza e tij e parë te Chelsea ishte goxha e komplikuar. Moses u huazua tri herë për tri vite më radhë (në Liverpool, Stoke dhe West Ham), por me arritjen e Antonio Contes në “Stamford Bridge” erdhi edha pika kthyese për të.
Nën urdhrat e teknikut italian, Moses ka luajtur 34 ndeshje në sezonin e kaluar në Premier Ligë, sezon në të cilin “Blues” e fituan titullin, pjesërisht, fal tij.


