Nga viti 2024, Lancia fillon sërish me shitjen e veturave jashtë Italisë

PUBLIKUAR

Një prej kompanive më të njohura dhe me të vjetra të veturave, ka konfirmuar që modelet e Lancia do të jenë sërish në shitje në mbarë Evropën nga viti 2024.

Prej kohësh është spekuluar për daljen nga errësira kompania italiane Lancia, modeli i vetëm Ypsilon i cili është akoma në treg por që shitet vetëm në Itali, transmeton Telegrafi.

E sipas informacioneve të fundit zyrtare, në Stellantis kanë vendosur që Lancia nga viti 2024 të jetë sërish prezentë në tregjet jashtë Italisë.

Luca Napolitano, njeriu i parë i kompanisë që edhe sot e lidhin me garat automobilistike, ka konfirmuar që Lancia brenda tre viteve do të prezantojë tre modele të reja, e gjenerata e ardhshme në Itali e legjendarit Ypsilon do të ofrohet edhe në versionin elektrik.

Këtu rikthehet edhe emri i njohur Delta, gjenerata e re e të cilit do të jetë e gatshme në vitin 2026, e për dizajnin e modeleve të reja të Lancia është angazhuar dizajneri i njohur francez Jean-Pierre Ploue.

Lancia do t’ia ofroj modelet e reja fillimisht blerësve në Austri, Belgjikë, Francë, Gjermani e Spanjë, e më pas në Britani të Madhe dhe pjesët tjera të Evropës.

Planet për shitjen e tyre në Shtetet e Bashkuara nuk janë bërë të ditura. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...