Nga uji deri te vodka: Në çfarë temperature është më së miri të ftohni pijen e preferuar

PUBLIKUAR

E para që do të duhej të dinit është që ai proces është më i gjatë sesa mendoni

Për të ftohur gjysmë litri ujë në shishe plastike ju nevojiten 77 minuta – madje vetëm për të ulur temperaturën e lëngut nga 30 në 6 gradë celsius.

E dyta që do të duhej të dinit është që pijet funksionojnë në “ekuilibër delikat”.

Nëse vera e bardhë dhe ajo e kuqe nuk janë mjaft të ftohta, alkooli fillon të dominojë në shije, gjë që në verën e kuqe edhe duhet të ndodhë, mirëpo jo edhe në të bardhën.

Për shumicën e verërave të bardha 9 deri 13 gradë është temperaturë optimale. Më ftohtë se kaq humb shijen në tërësi, andaj do të shijoni vetëm ftohtësirën.

Për verërat e bardha të ëmbëltuara temperatura optimale është nga 10 në 12 gradë, transmeton Telegrafi.

– Nëse vërtet dëshironi të kënaqeni me shijen, pijet duhet t’i mbani në temperaturë diç më të ulët se temperatura e dhomës, në të kundërtën humbin shijen.

Mesatarja e sotme është 21 gradë – thotë Alvaro Diaz, ekspert i pijeve.

Vera e kuqe dhe brendi duhet të mbahen në temperaturë nga 15 deri në 18 gradë, ndërkaq shampanja nga 8 deri në 10.

Supozohet që njerëzit vetëm birrën e mbajnë në temperaturë optimale nga 6 deri në 8, mirëpo kjo është vetëm për shkak që njerëzit nuk pinë birrë për shkak të shijes së shkëlqyeshme, konsideron Diaz, por dëshirojnë diç më freskuese seç është uji.

Kësaj i shton edhe që birrën nuk duhet ta pimë kur jemi të etur, sepse nuk është e mirë për fytin.

Më parë duhet pirë ujë, pastaj alkool. Hulumtuesit me shaka theksojnë që temperatura optimale për xhin dhe vodkë është 2 gradë, sepse atëherë kurrfarë shije nuk do të shijojmë.

Bashkë me këtë, është treguar edhe që pijeve në ambalazh qelqi u nevojiten dyfish më shumë që të ftohen sesa atyre në kanoçe. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Humbja e shëndetshme e peshës, çka duhet të konsumojmë e çka jo? Shpjegon dietologia Albulena Shabani Ilazi

Nutricistja, dietologia Albulena Shabani Ilazi në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur...

E keni problem ta lini duhanin? Mjafton të nuhatni aroma të kënaqshme

Lënia e duhanit është një ndër sfidat më të mëdha që përballen shumë njerëz....

Ujin kurrë mos e vloni disa herë: Është më rrezik se sa mendoni!

Vlimi i përsëritur i ujit nuk është domosdoshmërisht i rrezikshëm në mënyrë dramatike për...