Nga sot rruga drejt Pallatit të Drejtësisë do të bllokohet për një muaj, shkak punimet

PUBLIKUAR

Rruga “Nekibe Kelmendi” në kryeqytet, e cila çon për te Pallati i Drejtësisë, nga sot do të bllokohet për shkak të punimeve.

Këto punime janë paraparë të fillojnë sot e do të zgjasin një muaj.

“Si rezultat i punimeve në kuadër të Komunës së Prishtinës, segmenti i kësaj rruge do të mbyllet nga data 12.09.2022 deri me datë 12.10.2022” ka njoftuar Gjykata e Apelit.

Në të njëjtën kohë, u është bërë thirrje stafit të Pallatit të Drejtësisë dhe të gjithë qytetarëve, që të shfrytëzojnë rrugët alternative, deri në përfundim të punimeve. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gucati: Jemi rrahur e gjakosur, ende kemi njerëz në spital, PDK të japë përgjigje për Ligjin për Specialen

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar përgjigje nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur...

Hysni Gucati tregon mesazhin e Jakup Krasniqit nga Haga: “Qëndroni të bashkuar”

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka treguar se të mërkurën ka qëndruar për vizitë...

FSK-ja pjesë e trajnimit ndërkombëtar në Kroaci

Forca e Sigurisë e Kosovës ishte pjesë e trajnimit ndërkombëtar “Training Based on SOP...