Nga sot pritet stabilizim i motit, gjatë javës temperaturat deri në 32 gradë

PUBLIKUAR

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se nga e marta pritet stabilizim i masave të ajrit, pasi që në fushat barike pritet rritje e ngadalshme dhe orët me diell do të jenë më shumë prezentë.

Temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe pesëditëshe do të lëvizin ndërmjet 9-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-32 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-9m/s.

Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira, po ashtu edhe kushtet agrometeorologjike paraqiten të mira, për shkak të prezencës së reshjeve ditëve të fundit dhe orëve me diell që do të jenë gjatë javës që po na pret.

Fatkeqësisht në shumë zona, por në sipërfaqe të kufizuara kishte edhe reshje breshëri që shkaktuan dëme në shumë kultura bujqësore që u përfshinë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

KEDS paralajmëron ndërprerje të rrymës gjatë ditës së sotme, këto janë zonat që preken

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se sot, më...

Parandalohet futja e një thike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ishte e destinuar për një të burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se është parandaluar futja e një thike në...

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies...