Nga shtatori Suedia do të ketë ambasadorin e saj në Kosovë

PUBLIKUAR

Thaçi priti ambasadorin suedez jorezident për Kosovën, prej shtatorit Suedia rrit përfaqësimin diplomatik

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot ambasadorin jorezident të Suedisë, Mats Staffansson.

Ambasadori Staffansson në këtë takim e njoftoi presidentin Thaçi se Suedia ka vendosur që të rris përfaqësimin e saj në Kosovë dhe se prej shtatorit do të ketë ambasador të Suedisë në Prishtinë.

Thaçi e mirëpriti këtë lajm të mirë dhe shprehu mirënjohje për këtë vendim të rëndësishëm për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Suedisë.

“Ju faleminderit për vlerësimin që i bëni marrëdhënieve tona. Suedia ka qenë dhe mbetet vend mik i Kosovës”, tha presidenti Thaçi.

Ambasadori Staffansson u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin e tij me autoritetet kosovare.

“Urime për njohjen e re të shtetit të Kosovës”, tha ambasadori Staffansson, i cili presidentit Thaçi i shprehu ngushëllime edhe për humbjet tragjike të jetëve të qytetarëve me prejardhje nga Kosova në sulmet në Mynih.

Presidenti Thaçi e falënderoi ambasadorin Staffansson për përkrahjen dhe për bashkëpunimin e tij të deritashëm.

Suedia ka ambasadë në Kosovë, por deri më tash ambasador për Kosovën dhe për Shqipërinë ka qenë ambasadori i Suedisë në Shkup, kurse prej shtatorit do të ketë ambasadorin e saj në Kosovë./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gjini: Aleanca s’e voton kandidatin Sejdiu për president

Kryetari i Aleancës Ardian Gjini, ka folur për qëndrimin e partisë së tij lidhur...

Shtyhet seanca ndaj Endrit Nikës, kërkon ndërrimin e përkthyesit

Seanca gjyqësore ndaj të akuzuarit Endrit Nika është shtyrë me kërkesë të vetë të...

Latifi: Mjetet publike s’janë të një partie politike, qytetari s’duhet të dënohet për mënyrën se si ka votuar

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi tha se pushteti i Lëvizjes Vetëvendosje po i diskriminon...