Në qytetin e Pejës, si çdo qytet të Kosovës është mbajtur falja e Kurban Bajramit.
Këtu në “Bajrakli Xhamia” pjesëmarrës kanë qenë afro 800 qytetarë, njofton Klan Kosova.
Imami i xhamisë, Musli Arifaj në fjalimin e tij ka përcjell disa mesazhe në drejtim të besimtarëve, ndër të tjera edhe atë që feja islame është më e mira dhe se nuk duhet të lihet që një pakicë e cila nuk shkon përkitazi me rregullat e kësaj feje ta përfaqësojnë atë.


