NGA NËNTOKA KËRKOJNË QË TREPÇA TË JETË E SHTETIT

PUBLIKUAR

Zëvendësmenaxheri i Kombinatit “Trepça”, Ibush Jonuzi, ka thënë për Telegrafin se minatorët e mbledhur në horizontin e dhjetë të minierës, në këtë kombinat, nuk do tërhiqen nga kërkesat e tyre, deri në momentin kur definohet se Trepça do të bëhet ndërmarrje publike.

Sipas tij, në horizontin e dhjetë, kanë mbetur një numër prej 200 punëtorësh (komplet një ndërrim), të cilët nuk do të tërhiqen prej aty derisa të sqarohet se do të bëhet ligji për Trepçën.

“Kërkesa e vetme e minatorëve është aprovimi i ligjit për Trepçën, që ky kombinat të jetë ndërmarrje publike, asgjë tjetër nuk po kërkojmë. Duam sqarime për këtë çështje”, ka theksuar Januzi.

Kurse, dhjetëra pensionistë të ndërmarrjes Trepça kanë mësyrë kombinatin në Stantërg në mbështetje të minatorëve, që në mëngjes kanë ndërprerë punën dhe po qëndrojnë të ngujuar në horizontin e 10 të minierës.

Pensionistët po mbështesin kërkesën e minatorëve për të ditur më shumë rreth fatit të gjigantit metalurgjik pas diskutimeve të një ditë më parë në Kuvendin e Kosovës.
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, njëherësh Hashim Thaçi, ka thënë se çështja e Trepçës nuk do të diskutohet askund, përveç në Parlamentin e Kosovës.

Këto deklarata ai i ka bërë gjatë një konference për media që ka pasur me homologun e tij austriak, Sebastian Kurz.

E, për t’i vizituar punëtorët e Trepçës kanë shkuar edhe deputetët e Grupit Parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi dhe Pal Lekaj. Po ashtu në Trepçë ka shkuar edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës një ditë më parë miratoi ndryshimet në projektligjin për riorganizimin e ndërmarrjeve të caktuara dhe pasuritë e tyre, sipas të cilit AKP-së i jepet kohë shtesë për përgatitjen e planit për riorganizimin e “Trepçës”. Me këtë, gjiganti metalurgjik “Trepça” sërish mbetet nën menaxhimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Sipas burimeve,ka qenë ambasada amerikane, e cila e ka parandaluar shtetëzimin e “Trepçës” dhe jo Qeveria e Serbisë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Policia paralajmëron qytetarët: Kujdes nga SMS-të mashtruese për gjoja gjoba trafiku

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar ndaj mesazheve...

Aksident mes tri veturave në rrugën Pejë–Rugovë, një person përfundon në spital

Sot rreth orës 13:00 është raportuar një aksident trafiku në rrugën Pejë–Rugovë, në kilometrin...

Mbi 405 mijë përfitues të shtesave për fëmijë, ASK publikon statistikat e mirëqenies sociale për majin

Shtesat për fëmijë vazhdojnë të jenë skema sociale me numrin më të madh të...