Nga Mitrovica me pushime në Shqipëri, makina e të rinjve del nga rruga, 1 i vdekur 2 plagosen

PUBLIKUAR

a_5247

Tjetër aksident me vdekje shënohet sot në akset nacionale.

Këtë herë në aksin Rrëshen-Kalimash. Automjeti tip Benz 270 me targa kosovare, UFP 442, doli nga rruga duke u përplasur me një trafikndarëse dhe duke shkaktuar vdekjen e 1 personi dhe plagosjen e dy të tjerëve.

Aksidenti mësohet se ndodhi mesditën e sotme në afërsi të tunelit të Kalimashit. Dyshohet se shkak mund të ketë qenë shpejtësia e madhe.

Policia thotë se nga aksidenti humbi jetën Iridon Fejza 21 vjeç, banues ne Mitrovicë si dhe janë plagosur rëndë Ardian Fejzq, 26 vjeç dhe Fidan Ismaili, 32 vjeç që të dy me banim në Mitrovicë, të cilët janë nisur për ndihmë mjekësore në spitalin Kukësit.

Të rinjte me makinë kishin zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet, informon gazetari ynë Elvis Hila.

SHIKO MË SHUMË

Policia në kërkim të dyshuarit për vrasjen e vëllezërve në Malishevë, aktivizon Njësinë K9 – T7 sjell pamjet

Policia e Kosovës me Njësinë K9 është vënë në kërkim të dyshuarit për vrasjen...

Dhëndri nga Drenasi vret dy miqtë në Gullbovc të Malishevës

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur sot në fshatin  Gullubovc të Malishevës, ku të...

Policia jep detaje për vrasjen e dyfishtë në Malishevë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur  sot në Golluboc të Malishevës, ku dy vllezër...