Nga fillimi i pandemisë, një mijë kosovarë u kthyen në vendlindje përmes 10 fluturimeve

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

EID Klima në Lipjan hap dyert, Klima me super çmime

Nga nesër mund të paiseni me Klima të ndryshme nga EID Klima në Lipjan. EID...

Vranësira e shi, parashikimi i motit për sot

Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të...

Që nga shfaqja e pandemisë së Covid-19 në Kosovë deri më tani janë realizuar mbi 10 fluturime të cilat sollën në atdhe rreth 1 mijë qytetarë.

Këtë e bëri të ditur Fillojetë Konjuhi, zëdhënëse në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit.

“Fluturimet që janë realizuar deri më tani janë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Anglia, Zvicra, Turqia, Polonia e Çekia”, ka treguar ajo.

“Ndërsa përmes kthimit tokësor, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, janë kthyer qytetarë nga Kroacia, Sllovenia, Mali i Zi dhe Shqipëria”, ka delaruar Konjuhi për Klan Kosova.

Sipas saj, qytetarët që gjenden jashtë shtetit kërkesat për kthim në vend i drejtojnë në ambasadat e Kosovës të cilat gjenden në vende të ndryshme të botës.

Konjuhi tregoi se cilat fluturime për kthim në Kosovë do të realizohen këtë javë.

“Këtë javë do të realizohen fluturimet e organizuara për kthim nga Britania e Madhe dhe Italia. Në këto fluturime ka të përfshirë edhe studentë”.

SHIKO MË SHUMË

Vranësira e shi, parashikimi i motit për sot

Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të...

Hajnat e druve në Ferizaj sulmojnë policinë, arrestohen dhe u konfiskohen traktorët e motosharrat

Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në Dremjak të Ferizajt, meqë të njëjtit...

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...