Nga e diela, Podujeva do të përballet me reduktime të ujit të pijshëm

PUBLIKUAR

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ʺPrishtinaʺ ka njoftuar se duke filluar nga e diela e 16 korrikut, do ketë reduktime të furnizimit me ujë të pijshëm për disa zona në Komunën e Podujevës.

Sipas njoftimit, kjo për shkak të rritjes enorme të kërkesave për ujë të pijshëm dhe gjendjen e vështirësuar.

Reduktimet thuhet se do të aplikohen për t’iu ofruar furnizim edhe zonave të cilat nga keqpërdorimi që po bëhet në disa pjesë e kanë të pamundur të marrin mjaftueshëm ujë.

ʺGypat e kyçur në gypin furnizues Gizë fi 300, që furnizon rezervuarët e qytetit të Podujevës (te Pishat): ● Gypi OD-150 mm për rrugën Shakadin Behrami deri te rruga Fitorja, ● Gypi fi 110 mm që furnizon fshatrat Shtedim, Livadicë, Merdar dhe pikën kufitare në Merdar, ● Gypi fi 90 mm që furnizon fshatin Ballovcʺ, thuhet në njoftimin e ujësjellësit.

Këto zona do të kenë reduktim të ujit nga ora 20:00-08:00.

ʺPjesa jugore e qytetit të Podujevës që përfshinë rrugën Zahir Pajaziti nga udhëkryqi me rrugën Bedri Bajrami deri te rrethi me Shqiponjë, rruga Skënderbeu rrethqarkullimi me rrugën 28 Nëntori, reduktohen nga ora 08:00-15:00ʺ, bëhet e ditur tutje në njoftim. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Vdes tragjikisht në fabrikën e tij në Skenderaj, Lushtaku shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të Raif Aliut

Një incident i rëndë ka ndodhur në një vend-punishte në Skenderaj, ku ka ndërruar...

Komisioni për Ekonomi miraton prioritetet, për dhjetor ftohen Rizvanolli e Kusari-Lila

Anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion kanë vendosur që gjatë...

Tahiri i liston katër problemet kryesore të qytetarëve të Kosovës

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri i ka listuar sot katër problemet kryesore, me të...