Nga CR7 në CR9

PUBLIKUAR

Cristiano Ronaldo është duke menduar që ta ndërrojë pozicionin

Sipas asaj që shkruajnë mediat spanjolle, ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, do të luajë këtë edicion më shumë si 9’sh në qendër të sulmit e jo në krah siç ka luajtur për më shumë se dhjetë vite, shkruan Gazeta Express.

Ronaldo, i cili ditë më parë fitoi “Topin e Artë”, të katërtin në karrierën e tij të deritanishme, në shkurt të 2017 do t’i mbush 32 vjet dhe edhe portugezi e di se më nuk është ai CR7 i vjetër dhe se këmbët e tij janë ngadalësuar.

Madje vetë fituesi i “Topit të Artë” ditë më parë tha: “Pse nuk duhet ta mendojë që ta ndërrojë pozicionin?”. Edhe Zidane ka folur për ndërrimin e pozicionit të Ronaldos, duke thënë se kjo do të ndodhë gjatë sezonit, varësisht kundërshtarëve, përcjell Gazeta Express.

Duket se edhe si 9’sh Ronaldo mund të shkëlqejë. Këtë e vërtetoi më së miri sfida në “Vicente Calderon”, ku Cristiano luajti në pozitën e sulmuesit kryesor dhe shënoi tre gola.

Kështu, portugezi është duke e shqyrtuar seriozisht ndërrimin e pozicionit dhe duket se këtë edicion do ta shohim më shumë si sulmues qendror. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...