Nga cilat vende ka më shumë azilkërkues në Kosovë?

PUBLIKUAR

Rreth 50 azilkërkues nga shtete të ndryshme të botës janë duke qëndruar në Kosovë. Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka treguar se në qendër të azil kërkuesve janë gjithsej  52 aplikues.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka treguar se gjatë vitit 2021 në Kosovë kanë hyrë 578 azilkërkues.

Sipas kësaj Ministrie, gjatë vitit të kaluar numri më i madh i personave që kanë hyrë në Kosovë janë nga Siria, Maroko, Algjeria dhe Libia.

“Numri më i madh i të aplikuarve është nga Siria, Maroko, Algjeria, Libia etj”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Nga kjo ministri thuhet se Kosova ka kapacietet  për trajtimin e azilkërkuesve duke u bazuar edhe në ligjin që është në fuqi.

“Ky ligj rregullon kushtet dhe procedurat për njohjen e statusit të refugjatit, mbrojtjes plotësuese, mbrojtjes së përkohshme, statusin, të drejtat dhe detyrimet e aplikueseve, personave me status refugjati, si dhe personave të cilëve iu është lejuar mbrojtja plotësuese dhe mbrojtja e përkohshme”.

Institucionet e Kosovës, vite më parë kanë rregulluar një qendër për azilkërkues me kapacitet për 100 persona në fshatin Magure të Komunës së Lipjanit.

Gjithashtu në vitin 2019 është hapur edhe një qendër tjetër për emigrantet në fshatin Vranidoll të komunës së Prishtinës./rtv21.tv/

SHIKO MË SHUMË

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...