Nga burgu i Lipjanit arritën katër vota për kryetar të Drenasit

PUBLIKUAR

Në qendrën e votimit 0301e të vendosur në Shkollën “Rasim Kiçina” të Drenasit, ka ardhur një kuti votimi nga burgu i Lipjanit.

Një kuti votimi e atyre që për zgjedhjen e kryetarit të Drenasit votuan nga burgu i Lipjanit ka ardhur në Shkollën “Rasim Kiçina”.

Brenda kutisë ndodhen katër vota të të burgosurve, ndërsa ajo erdhi nën shoqërimit e policisë.

Në “Rasim Kiçina” të drejtë vote në pesë vendvotime kanë 3941 persona.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Drenasit janë thirrur për shkak se ish kryetarit të komunës, Nexhat Demaku, muajin e kaluar Gjykata e Apelit ia vërtetoi një dënim në një akuzë për krime të luftës.

votat-nga-burgu-1votat-nga-burgu-2

SHIKO MË SHUMË

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli dhe e grabitën nën kërcënimin e thikës, arrestohen dy persona në Lipjan

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se janë përfshirë në...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...