Nga arkivi i “AP”: Ja si stërviteshin luftëtaret e UÇK-së (Video)

PUBLIKUAR

Në një video të rrallë të xhiruar nga Associated Press gjatë luftës në Kosovë, tregohet se si trajnohen gratë për të qenë luftëtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Xhirimet të cilat kanë zgjatur gjashtë ditë, janë bërë pranë një fshati të Rahovecit, raporton lajmi.net.

Në historinë e shqiptarëve, ka shumë figura të grave luftëtare, të cilat kanë luftuar përkrah burrave, andaj edhe pjesëmarrja e grave në UÇK, sipas agjencisë së lajmeve  “AP”, nuk është gjë e jashtëzakonshme”.

Komandanti i UÇK-së  me emrin e koduar si “Mësuesi”, në këtë video tregonte se gratë e kanë më të vështirë të trajnohen, por ato sipas tij, mësojnë shpejt.

“Është më e vështirë për gratë që të trajnohen, por pas një kohe të shkurtër ato janë të gatshme të luftojnë përkrahë burrave”.

Një rrëfim për ‘AP’-në, e ka dhënë edhe Pranvera Bala, luftëtare e UÇK-së.

“Që do Zoti të jem gjallë pas çlirimit, mendoj të studioj. Normal, të filloj jetën si çdo njeri i botës”, deklaronte Pranvera.

SHIKO MË SHUMË

Votohet në parim Byroja për Konfiskimin e Pasurisë

Kuvendi i Kosovës ka kaluar shqyrtimin në parim të projektligjit për Byronë Shtetërore për...

Deputetët e PDK-së lëshojnë seancën plenare

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) e kanë lëshuar seancën plenare të Kuvendit...

Kurti ende në seancë, takimi me Hamzën s’ka nisur

Edhe pse u raportua se takimi mes kryetarit të VV-së, Albin Kurtit, dhe atij...