Nga 3:0 në 3:3, Interi nxjerr barazim ndaj Benficas

PUBLIKUAR

Interi ka barazuar 3:3 me Benfican në Portugali, në një ndeshje të zjarrtë të Ligës së Kampionëve.

Benfica pas 34 minutave ishte në epërsi prej 3:0 ndaj zikaltërve, shkruan Gazeta Express.

Joao Mario shënoi të tre golat për vendasit, teksa me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

E në të dytën, Interi tregoi forcën e vërtetë, përkundër që në fushë ishin lojtarët që kishin pasur më pak minutazhë deri më tani.

Arnautovic ngushtoi rezultatin në 3:1 në minutën e 51-të, para se Frattesi të shënonte për 3:2 shtatë minuta më pas.

Alexis Sanchez shënoi nga penalltia në minutën e 72-të për epilogun e këtij takimi.

Me këtë barazim, Interi e siguron kualifikimin tutje, ndërsa mbetet të shihet se a do të kualifikohet nga pozita e parë, apo e dyta.

Në anën tjetër, Benfica mbetet e fundit në tabelë me vetëm një pikë të grumbulluar.

SHIKO MË SHUMË

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...