Neymari protagonist për Brazilin, Argjentina vetëm një pikë pa Messin (Video)

PUBLIKUAR

Neymar ishte heroi i Brazilit në fitoren prej 2-1 kundër Kolumbisë në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror.

Golin e parë të Selecaos e realizoi Miranda në fillim të takimit (2’), ndërsa Marquinhos realizoi autogol pas harkimit nga James Rodriguez (36’)

Sulmuesi i Barcelonës shënoi golin e fitores për përfaqësuesen e tij (74’), në sfidën e zhvilluar në Manaus.

Nga ana tjetër, Argjentina ka luajtur baras (2-2) në ndeshjen kundër Venezuelës, ku mungoi Lionel Messi që është i lënduar.

Juanpi (35’) dhe Josef Martinez (53’) krijuan epërsi të dyfishtë për Venezuelën, ndërsa Lucas Pratto (58’) dhe Nicolas Otamendi (83’) i barazuan shifrat. /Telegraf

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...