Neymari nxit spekulimet: Unë dhe Messi ishim një dyshe e mrekullueshme

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

eymari e ka quajtur Lionel Messin futbollistin më të mirë në botë dhe shtoi se ata të dy së bashku e kishin një partneritet të mrekullueshëm në Barcelonë, duke i nxitur kështu edhe më shumë spekulimet se do të kthehet në Camp Nou nga PSG-ja.

27-vjeçari raportohet se e dëshiron kthimin në La Liga, mirëpo drejtuesit e Paris Saint-Germainit vazhdojnë të insistojnë për një shumë mbi 222 milionë euro për brazilianin dhe nuk janë të interesuar në ofertën e Barcelonës, që përfshin para plus Philippe Coutinhon dhe Ousmane Dembelen, transmeton Gazeta Express.

Neymari i fitoi dy tituj të La Ligës, tre tituj të Kupës së Mbretit dhe një titull të Ligës së Kampionëve gjatë periudhës së tij katërvjeçare në Katalonjë, mes viteve 2013 dhe 2017.

Dhe ai nuk hezitoi aspak për t’i lavdëruar ish-bashkëlojtarët e tij kur u pyet për Lionel Messin në një event për shoqatën e tij bamirëse, Instituto Neymar.

“Për mua, ai është lojtari më i mirë në botë. Lojtari më i mirë që e kam parë ndonjëherë të luajë”, ka thënë Neymari.

“Ne e bëmë një dyshe të mrekullueshme. Ishte një kënaqësi dhe nder për mua që të luaj me të. Dhe, mbi të gjitha, ai është shoku im”.

Sulmuesi i PSG-së i nxiti edhe më shumë spekulimet që e lidhin atë me një kthim drejt Barcelonës përmes një video të postuar në llogarinë e tij dhe duke thënë se fitorja me Barcelonën kundër PSG-së është kujtimi më i mirë në karrierën e tij. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...