Neymari nuk është i brengosur për rekordin e Peles

PUBLIKUAR

Neymar është një gol larg që të ngjitet në podium si golashënuesi i tretë më i mirë në histori të Brazilit.

Neymar ka thënë se nuk është i fokusuar që t’i rrëzojë ikonat, Romario, Ronaldo dhe Pele për t’u bërë golashënuesi më i mirë në histori të Brazilit.

Pas golit në miqësore kundër Kroacisë, ku Neymari u kthye pas tre muajsh lëndimi, ai shkoi në 54 finalizime me Seleçaon, vetëm një larg legjendës, Romario, që ka shënuar 55 gola me Brazilin.

Para Romarios janë; Ronaldo, 62 gola dhe Pele 77, por Neymari thotë se nuk është duke menduar për rekorde…

“Nuk ekziston asnjë luftë që të bëhem golashënuesi më i mirë i Brazilit”, tha Neymar. “Mendoj se janë vetëm numra”.

“Ata janë idhujt e mi, që kanë qenë këtu para meje dhe përderisa flitet për idhuj, unë kurrë nuk do të bëhem më i mirë se ata”.

“Kështu që i respektoj të gjithë, Romario, Zico, Ronaldo, Pele… Sepse ata janë idhujt e mi. Është vetëm numër”, shtoi Neymari. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...