Neymari kërkon kontratë të re në PSG

PUBLIKUAR

Superylli brazilian Neymar është i përkushtuar ta vazhdojë karrierën në Paris Saint-Germain, megjithëse verën e kaluar e kishte kërkuar largimin për t’u kthyer në Barcelonë.

Neymari dëshiron të qëndrojë në PSG, edhe pse gjiganti francez ende nuk i ka nisur bisedimet për zgjatjen e marrëveshjes së tij, sipas Le Parisien, transmeton Gazeta Express.

Kontrata e Neymarit, njëlloj si e Kylian Mbappes, mbaron në verën e vitit 2022, por asnjëri prej tyre nuk është as afër vazhdimit të marrëveshjes për të qëndruar në Paris.

Sipas gazetës franceze, Neymari është i përkushtuar të qëndrojë në kryeqytetin francez, por është i zhgënjyer pse klubi ende nuk i ka nisur bisedimet për marrëveshjen e re.

PSG-ja nuk pranoi ta shiste 28-vjeçarin në Barcelonë verën e vitit 2019, përkundër përpjekjeve të mëdha të kësaj të fundit për ta ribashkuar brazilianin me kapitenin e skuadrës, Lionel Messi.

Megjithatë, gjërat duket se kanë ndryshuar dhe Neymar e sheh veten në PSG edhe më gjatë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...