Neymari ka dyshime për ofertën e parë zyrtare të Barcelonës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Lajçak thotë se shoqëritë e Kosovës dhe Serbisë s’e duan normalizimin: Sa herë Kurti e Vuçiq bëjnë ndonjë hap, ka kritika

Emisari i BE’së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, përgjegjës për bisedimet Kosovë-Serbi, ka thënë...

Moti sot me diell dhe vranësira: minimalja 0 gradë Celsius, maksimalja deri në 16

Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira të pakta në orët e...

E përditshmja katalonase, Sport, raporton se Neymari ua ka dhënë ish-bashkëlojtarëve të tij në Barcelonë mendimet e veta për ofertën e parë zyrtare të “Blaugranëve” për të.

Neymari ende e dëshiron kthimin e tij në “Camp Nou”, mirëpo ai i ka disa dyshime për ofertën e parë të katalonasve për Paris Saint-Germainin, pasi që ajo është nën vlerën e 160 milionë eurove, transmeton Gazeta Express.

Futbollisti ia bëri të ditur këtë ofertë ish-bashkëlojtarëve të tij në Barcelonë, duke u thënë se është paksa i zhgënjyer pasi që oferta duhet të jetë më e lartë për ta pranuar Paris Saint-Germaini.

Mediat spanjolle kishin raportuar para tre ditësh se Barcelona e ka bërë ofertën e parë zyrtare për Neymari, mirëpo futbollisti nuk beson se oferta e katalonasve është mjaftueshëm e mirë për ta bindur PSG-në të shesë brazilianin.

E gjitha kjo situatë rrezikon ta dështojë transferimin e Neymarit në Barcelonë këtë verë, pasi që francezët e kanë bërë të qartë se përderisa janë të gatshëm ta shesin brazilianin, do ta bëjnë këtë gjë vetëm për ofertën e duhur.

Në anën tjetër, Neymari frikësohet të flasë publikisht pasi që ka mundësi që dy klubet – PSG-ja dhe Barcelona – të mos arrijnë marrëveshje dhe pastaj ai do të mbetej në një situatë shumë të keqe në klub.

Neymari beson se nëse Barcelona bën ofertë më të madhe, Paris Saint-Germaini do të detyrohej ta shesë brazilianin, veçanërisht pasi tifozët e klubit e kanë bërë të qartë se nuk e duan më Neymarin në skuadër, duke e quajtur atë bir k*rve dhe duke e kërkuar largimin e tij përmes pankartave nëpër ndeshje.

Rreziku tjetër për Barcelonën vjen prej rivalit të saj të përjetshëm, Real Madridit. Edhe madrilenët janë të interesuar për brazilianin dhe PSG-ja do të preferonte ta shiste në Madrid para Barcelonës. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...