Neymari iu përgjigjet kritikëve të Messit

PUBLIKUAR

Lionel Messi i ka dëshpëruar tifozët me paraqitjet e tij në sezonin 2021/22.

Ylli argjentinas i realizoi 11 gola dhe i bëri 14 asistime në 34 ndeshje sa i zhvilloi me Paris Saint-Germainin.

Sidoqoftë, ai mori kritika për sezonin që e kaloi, shkruan “Gazeta Express”.

E në krahë 34 vjeçarit tash i ka dalë bashkëlojtari i tij, Neymar, me të cilin kishte luajtur së bashku edhe në Barcelonë.

“Leo i kaloi disa vite në Barcelonë, është e vështirë për t’u adaptuar këtu. Është e vështirë të ndryshosh ekip, qytet. Ai nuk erdhi vetëm, por me familjen, e cila po ashtu duhet të adaptohet. Gjuha është po ashtu ndryshe. Ka shumë faktorë”, deklaroi fillimisht përfaqësuesi brazilian në një intervistë për “Canal Football Club”.

“Është po ashtu stili i lojës së ekipit dhe lojtarët që nuk e kuptojnë mënyrën se si luan ai. Pra, të gjitha këto janë përcaktuese. Leo, Kylian Mbappe dhe unë jemi lojtarë që gjithmonë jemi gjykuar për paraqitjet tona, për statistikat, për titujt e fituar dhe për gjithçka”, përfundoi Neymar.

Leo Messi do ta ketë mundësinë të përmirësohet në sezonin e dytë që do ta zhvillojë në Paris.

E në ndërkohë spekulohet se shtatë herë fituesi i Topit të Artë mund të rikthehet në Barcelonë gjatë verës që po vjen pasi nuk po ndihet rehat në “Parkun e Princave”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...