Neymari injoroi sërish tifozët e PSG-së

PUBLIKUAR

Nuk është i lumtur në PSG, kjo tashmë duket e qartë.

Neymar, që shënoi dy gola kundër Montpellier në fitoren prej 4:0 të Paris Saint Germain, është larguar sërish i zemëruar nga “Parc des Princes”, shkruan Gazeta Express.

Braziliani i blerë për 222 milionë euro nga Barcelona, nuk duket aspak i lumtur në Paris pas vërshëllimave ditë më parë nga tifozët për shkak se nuk e lejoi Edinson Cavanin që të shënojë nga pika e bardhë që do të bëhej golashënuesi më i mirë në histori të klubit, rekord që e theu vetëm mbrëmë.

Zhgënjimin me tifozët Neymar e ka vazhduar edhe pas sfidës me Montpellier. Braziliani pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit nuk shkoj për të festuar me shokët dhe tifozët, u nis drejt dhomës së zhveshjes.

Pavarësisht se pas ndeshjes tha se është i lumtur në Paris, mediat botërore raportojnë se 25 vjeçari, që ka shënuar 26 gola në 24 paraqitje për PSG-në, mund ta veshë fanellën e Real Madridit sezonin e ardhshëm. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...