Neymari është i lumtur në PSG, këmbëngul babai i brazilianit

PUBLIKUAR

Neymar Sr, babai i yllit të Paris Saint-Germainit, Neymar, ka thënë se djali i tij është shumë i lumtur në kryeqytetin francez, edhe pse refuzoi të thotë se ai do t’ia përkushtojë të ardhmen e tij klubit.

Ai thotë se Neymari po rritet në PSG me kalimin e kohës, gati dy vite pas transferimit rekord botëror nga Barcelona për 222 milionë euro, transmeton Gazeta Express.

“Viti i parë i Neymarit në PSG ishte vit adaptimi dhe përvoje. Nga tash, ai është shumë mirë në Paris. Ai është shumë i lumtur këtu dhe po rritet me PSG-në”, tha Neymar Sr.

Ai tha se nuk mund të flasë për të ardhmen e të birit sepse, siç theksoi, në futboll çdo gjë mund të ndryshojë në moment.

“E ardhmja e Neymarit është në Paris, e tashmja e tij është në Paris. Por, është e vështirë të flasësh për të ardhmen, sepse në futboll ndryshon në çdo moment”, shtoi ai. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...