“Neymari duhet ta ndryshojë mentalitetin kur të kthehet në Barçë”

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ambasada amerikane bën thirrje: Dhuna në familje është krim, mos duroni!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë thirrje që të...

Lajçak thotë se shoqëritë e Kosovës dhe Serbisë s’e duan normalizimin: Sa herë Kurti e Vuçiq bëjnë ndonjë hap, ka kritika

Emisari i BE’së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, përgjegjës për bisedimet Kosovë-Serbi, ka thënë...

Ish-futbollisti i Barcelonës, Rivaldo, ka insistuar se bashkëkombësi i tij, Neymar, duhet ta ndryshojë mentalitetin e tij nëse dëshiron të kthehet te klubi katalonas.

Neymari u bë lojtari më i shtrenjtë në botë kur iu bashkua Paris Saint-Germainit nga Barcelona për 222 milionë euro në vitin 2017. Por, ai nuk ka arritur ta përmbushë qëllimin e tij në Paris: ta fitojë titullin e Ligës së Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

Tani raportohet se ish-sulmuesi i Barcelonës është në shitje dhe dy gjigantët spanjollë – Real Madridi dhe Barcelona – e kanë shprehur interesimin e tyre për ta kthyer brazilianin sërish në Spanjë. Mediat e mëdha spanjolle dhe franceze raportojnë se Neymari e preferon transferimin në Barcelonë.

“Do të doja që ai të kthehet në Barcelonë sepse kjo do të ishte një gjë shumë e mirë edhe për skuadrën, edhe për të”, u shpreh Rivaldo në një ngjarje në Camp Nou, të organizuar nga Betfair.

“Shpresoj se ai do të kthehet, do ta ndryshojë mentalitetin dhe do të fillojë të luajë futboll. Nëse ai kthehet, Barcelona do të ketë gjasa ta fitojë titullin e Ligës së Kampionëve dhe pastaj do të harrohet gjithçka”.

“Pothuajse 70 për qind të tifozëve nuk e duan kthimin e tij. Kur topi përfundon në rrjetën e portës dhe nëse ai e fiton edhe titullin e Ligës së Kampionëve, atëherë të gjithë do të harrojnë gjithçka”.

“Kur arrihen fitoret dhe ai luan mirë, gjithçka ndryshon. Ai është në moshën më të mirë për të luajtur futboll, edhe më të mirë sesa kur Barcelona e fitoi tripletën”.

Mirëpo, një transferim i tillë nuk do të jetë i lehtë për t’u ekzekutuar. Opsioni i parë është që Barcelona t’ia ofrojë PSG-së 100 milionë euro dhe dy futbollistë (Philippe Coutinho, Dembele, Ivan Rakitic ose Samuel Umtiti) në shkëmbim për Neymarin.

Nëse transferimi i De Ligtit dështon përfundimisht, Barcelona mund t’i ofrojnë 150 milionë euro dhe vetëm njërin futbollist (Coutinhon ose Dembelen) për Neymarin. Mirëpo, trajneri Ernesto Valverde nuk dëshiron të humbë lojtarë të talentuar në sulm, kështu që Dembele e ka vendin më të sigurt.

Opsioni i fundit është që Malcomi të përfshihet në marrëveshjen për kthimin e Neymarit në Camp Nou, mirëpo vlera e tij nuk është shumë e lartë dhe kjo bën që Barcelona të detyrohet të shpenzojë një shumë jashtëzakonisht të madhe.

Ndërsa, së fundi, Mundo Deportivo raporton se edhe Real Madridi i ka bërë ofertë PSG-së prej 130 milionë eurove dhe James Rodriguezin ose Gareth Bale. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...