Neymari do t’i fitojë 3 Topa të Artë me lehtësi, thotë Rivaldo

PUBLIKUAR

Neymari mund t’i fitojë tre Topa të Artë me lehtësi para se të pensionohet, sipas Rivaldos, i cili, i cili thotë se ylli i Paris Saint-Germain është në binarë për t’u bërë më i miri në botë.

Pas katër sezoneve të suksesshme në Barcelonë, Neymar u bë lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit kur iu bashkua PSG-së për 222 milionë euro në verën e vitit 2017, transmeton Gazeta Express.

28-vjeçari i ka shënuar 70 gola në 81 paraqitje për klubin francez, duke e fituar tri herë titullin në Ligue 1.

Megjithatë, ai ende nuk e ka arsyetuar investimin e madh të PSG-së për shkak të lëndimeve të vazhdueshme dhe problemeve disiplinore jashtë fushës.

Neymari nuk e fshehu dëshirën për t’u kthyer në Barcelonë pas sezonit 2018/19, por gjiganti spanjoll ishte i pafuqishëm të arrinte marrëveshje me PSG-në rreth çmimit të tij.

Por pas fitimit të titullit në ligë dhe Kupës së Francës ditë më parë, falë golit të vetëm nga Neymar, PSG-ja mund ta fitojë tripletën nëse triumfon në Ligën e Kampionëve, e cila rinis muajin e ardhshëm.

Dhe Rivaldo, ish-ylli i Barcelonës dhe Brazilit, beson se bashkatdhetari i tij është i gatshëm ta përmbushë potencialin e vet.

“Neymari po duartrokitet për mënyrën sesi po përqendrohet në futboll. Qasja e tij është shumë e mirë për momentin dhe vjen në kohë për PSG-në në Ligën e Kampionëve”, tha Rivaldo.

“Ai është 28-vjeçar trashmë, prandaj mbase e ka kuptuar se tash është koha për t’u përqendruar për t’u bërë përsëri ai lojtari i jashtëzakonshëm, i cili mund ta fitojë me lehtësi Topin e Artë, sipas mendimit tim dy apo tre”, shtoi ai.

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...