Neymari dhe PSG-ja arrijnë marrëveshje për të ardhmen

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Lajçak thotë se shoqëritë e Kosovës dhe Serbisë s’e duan normalizimin: Sa herë Kurti e Vuçiq bëjnë ndonjë hap, ka kritika

Emisari i BE’së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, përgjegjës për bisedimet Kosovë-Serbi, ka thënë...

Moti sot me diell dhe vranësira: minimalja 0 gradë Celsius, maksimalja deri në 16

Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira të pakta në orët e...

Paris Saint-Germaini dhe Neymari do të jenë së bashku deri në fund të sezonit 2019/20, por do të dëgjojnë oferta për transferimin e brazilianit në ndonjë klub tjetër sapo të përfundojë ky sezon.

Largimi i Neymarit nga Paris Saint-Germainit nuk u kompletua gjatë afatit kalimtar të verës sepse klubi francez i konsideroi të pamjaftueshme ofertat e Barcelonë, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, tani që Neymari ia ka bërë të qartë klubit se ai e dëshiron ende kthimin në Camp Nou, dy vjet pasi u largua nga atje, e përditshmja spanjolle, Marca, raporton se PSG-ja ka ndryshuar mendje dhe do të dëgjojë oferta nga klubet e tjera.

Kërkesa e parisienëve prej 300 milionë eurove tashmë ka ndryshuar dhe klubi është i gatshëm t’i shqyrtojë edhe ofertat në vlerë prej 180 milionë eurove për shitjen e brazilianit gjatë afatit kalimtar të verës së ardhshme.

Qëndrimi i PSG-së ndaj Neymarit ka ndryshuar falë edhe qëndrimit që klubit po detyrohet ta mbajë drejt Kylian Mbappes, të cilin nuk dëshiron ta lejojë të largohet në asnjë mënyrë verën e ardhshme.

Sulmuesi francez është njëri ndër lojtarët më të kërkuar në Evropë për momentin dhe interesimi i Real Madridit për ta transferuar atë nuk është mbajtur aspak sekret.

Pasi që kontrata e Mbappes përfundon në vitin 2020, Los Blancos janë duke pritur për ta bërë lëvizjen e tyre në tentim për ta transferuar francezin. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...