Neymari beson se Unitedi do të bëjë çmenduri për të (Foto)

PUBLIKUAR

Manchester Unitedi do të bëjë çmendurinë për Neymarin

Trajneri i “Djajve të Kuq”, Jose Mourinho, është i gatshëm që të bëjë çmendurinë në transferime, vetëm për ta pasur në “Old Trafford”, Neymarin.

Sipas asaj që raporton “Daily Record”, Neymar ua ka bërë me dije shokëve se është në dijeni për interesimin e Unitedit e Chelseat, teksa është pyetur nëse do ta shtyjë Barcelonën ta shesë atë gjatë verës.

Raportohet se Mourinho do të thyejë rekord në transferime, ashtu si një vit më parë kur bleu Paul Pogban nga Juventusi.

Neymar ka nënshkruar kontratë të re me Barcelonën kohë më parë, por kjo nuk duket të jetë problem për Jose Mourinhon. Portugezi është gati të paguajë klauzolën e lojtarit, e që është 200 milionë euro.

Fakti se Neymar është duke diskutuar me shokë ofertat e Unitedit e Chelseat, lë të kuptohet se braziliani po mendon të bëjë diçka gjatë verës.

Neymar është lodhur në Spanjë nga akuzat e shumta që kanë ardhur në drejtim të tij, për evazion fiskal, mashtrime në transferim nga Brazili dhe shumë gjëra tjera.

Gjitha këto, dhe ndoshta edhe të qenit gjithmonë nën hijen e Lionel Messit te Barcelona, mund ta shtyjnë brazilianin të ndërrojë skuadër.

Për lojtarin interesim ka shprehur edhe Manchester City, teksa kujtojmë se Pep Guardiola dhe Jose Mourinho, janë dy trajnerët me të cilët Neymar ka thënë se do të dëshironte të punojë në të ardhmen. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...