Neymar: Problemet e Barçës kanë përfunduar

PUBLIKUAR

Neymar: Problemet e Barçës kanë përfunduar

Sulmuesi i Barcelonës, Neymar, thotë se klubi i tij kishte disa probleme megjithatë ato kanë marrë fund pas fitores 3 me 1 ndaj Atletico Madridit.

Nga klubi katalun gjatë javës u larguan drejtori sportiv, Andoni Zubizarretan, dhe zëvendësi i tij Carles Puyol, para se të përhapeshin fjalët se Lionel Messi dhe Luis Enrique kanë probleme me njëri tjetrin.

Por, problemet kanë përfunduar, thotë Neymar, një prej golashënuesve në fitoren ndaj kampionit.

“Problemet tona kanë përfunduar. Ishte fitore e rëndësishme. Skuadra bëri më të mirën dhe jam shumë i lumtur me rezultatin. Tani duhet mbajmë fokusin në fushë. Nuk ka më probleme, krejt i takon të kaluarës dhe jemi të gjithë bashkë sërish”, ka thënë Neymar pas ndeshjes /telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...