Neymar në rrugë të mirë për t’u rikthyer për Botëror

PUBLIKUAR

Neymari u trishtuar pasi pësoi një lëndim të parakohshëm me Paris Saint-Germain por tani është në rrugë të mirë t’ia dalë mbanë të kthehet për Kupën e Botës, ka thënë doktori i ekipit kombëtar të Brazilit.

26-vjeçari e theu ashtin e pestë në shputën e këmbës së djathtë gjatë ndeshjes së PSG-së kundër Marseille më 25 shkurt në Ligë 1, transmeton Express.

Pas një konfuzioni fillestar, u vendos që Neymar kishte nevojë dhe duhej t’i nënshtrohej një operacioni, i cili mund ta lërë atë jashtë fushave të blerta deri në tre muaj.

“Ai u trishtua shumë kur kuptoi seriozitetin e lëndimit dhe mësoi se do t’i duhej të operohej”, ka thënë Rodrigo Lasmar për L’Equipe.

“Në prag të një gare siç është Kupa e Botës, është gjithmonë paksa frikësuese. Në fillim ai u mërzit shumë, por fuqia e riaftësimit dhe forca mendore që ka i ndihmuan ta tejkalojë këtë”, ka shtuar ai. /Express

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...