Neymar mund të përfundojë në Angli

PUBLIKUAR

Paris Saint-Germaini po planifikon ta shesë Neymarin në afatin kalimtar të janarit.

Sulmuesi brazilian duket se është duke e kaluar sezonin e fundit në “Parkun e Princave”.

Pas përfundimit të Botërorit, ish-futbollisti i Santosit dhe i Barcelonës ka pësuar rënie të formës dhe së fundmi e kishte një zënkë me bashkëlojtarë dhe me anëtarë të stafit.

E kjo ka bërë që sheikët arabë të mendojnë të heqin dorë nga transferi rekord që e kishin bërë për 222 milionë euro nga Barça.

Përfaqësuesin brazilian e donin Të Kaltrit edhe verën e kaluar, por në fund nuk kishte asgjë konkrete në këtë drejtim.

Neymar e kishte nisur sezonin në mënyrë të jashtëzakonshme, me numra të frikshëm, por që pas Kupës së Botës ai ka rënie drastike dhe duket krejt tjetër lojtar. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...