Neymar me pagë marramendëse

PUBLIKUAR

Sulmuesi brazilian i Barcelonës, Neymar, së fundmi ka marrë shumë oferta, ku klubi më i interesuar është Manchester City, i cili kërkon t’ia bëjë dhuratë trajnerit Pepe Guardiola për ta bindur të nënshkruajë.

Për të penguar largimin e tij, drejtuesit e katalanasve, janë gati të bindin Neymarin për ta nënshkruar një kontratë të re me Barcelonën duke ia rritur edhe pagën.

Në rast se bisedimet do të mbyllen me sukses, sulmuesi brazilian do të kthehej në lojtarin e dytë më të paguar tek katalanasit.

Aktualisht Neymari përfiton një pagë prej 10.5 milionë euro në sezon, ndërsa në kontratën e re, pritet të marrë dyfishin.

Për Neymar ka pasur interesim edhe nga Manchester United. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...