Neymar me lot në sy: Ma morën ëndrrën e finales

PUBLIKUAR

neymar_1895Neymar u shpreh i zhgënjyer që nuk do të jetë në gjendje të luaj në finalen potenciale të Botërorit, por theksoi se bashkëlojtarët e tij do ta fitojnë trofeun.

Superylli brazilian, Neymar, është shprehur tejet i zhgënjyer në deklaratën e tij të parë për media pas lëndimit që pësoi në ndeshjen ndaj Kolumbisë.

Me lot në sy, Neymar theksoi se atij iu morr ëndrra për të luajtur në një finale të Botërorit.

“Më është marrë ëndrra për të luajtur në finalen e Kupës së Botës, por ëndrra për ta fituar Botërorin nuk ka prëfunduar ende”, u shpreh ndër të tjera Neymar.

“Janë edhe dy ndeshje dhe unë jam i sigurt se bashkëlojtarët e mi do ta ngritin trofeun”, shtoi tutje braziliani.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...