Neymar mbresëlënës, barazon rekordin e Messit në Ligën e Kampionëve

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Hajnat e druve në Ferizaj sulmojnë policinë, arrestohen dhe u konfiskohen traktorët e motosharrat

Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në Dremjak të Ferizajt, meqë të njëjtit...

Rrahje në rrugën Haradin Bajrami në Lipjan, arrestohen katër të mitur

Policia Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur)...

Neymari e ka shkruar emrin e vet në librat e historisë të Ligës së Kampionëve, pas paraqitjes mbresëlënëse në fitoren dramatike të Paris Saint-Germainit me rezultat 2:1 kundër Atalantas në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

Pasi skuadra e tij ishte duke pësuar disfatë me rezultat 1:0 kur ndeshja hyri në minutat shtesë të pjesës së dytë, Neymari e asistoi golin e barazimit të shënuar nga Marquinhos, para se Eric Maxim Choupo-Moting ta shënonte golin e fitores për skuadrën e Thomas Tuchel 149 sekonda më vonë, transmeton Gazeta Express.

Përderisa paraqitja e Neymarit, që e humbi një rast të artë për të shënuar në pesë minutat e parë të ndeshjes, nuk ishte e përsosur, ai ishte i përkushtuar që të sigurohet që PSG-ja të kalojë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Kundër Atalantas, 28-vjeçari barazoi rekordin e Lionel Messit duke i bërë 16 driblime në një ndeshje të vetme të Ligës së Kampionëve, ndërsa lojtari tjetër i vetëm që e ka arritur këtë rekord është Javier Zanetti.

Paris Saint-Germaini tani do të përballet ose me Leipzigun, ose me Atletico Madridin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, që do të zhvillohet më 18 gusht

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...