Neymar kërkon respekt nga tifozët madrilenë

PUBLIKUAR

Sulmuesi i Barcelonës, Neymar, u kritikua nga lojtarët e Atletico Madridit dhe u vërshëllye nga tifozët madrilenë gjatë ndeshjes së Copa del Rey, të cilën katalunasit e fituan me rezultat 3-2.

Sulmuesi brazilian shënoi dy gola për t’ia fituar ndeshjen Barcelonës, mirëpo nxiti shumë reagime të lojtarëve të Atleticos dhe tifozëve me gjestet e tij.

“Askush nuk është i obliguar që ta dojë dikë, mirëpo ekziston një gjë që quhet respekt”, ka shkruar Neymar në profilin e tij në Instagram.

22-vjeçari ka shënuar 21 gola në 25 ndeshje në të gjitha garat për Barcelonën këtë edicion. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...