Neymar jashtë planeve të PSG-së, braziliani nuk pranon të largohet me rrogë më të ulët

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Në ditën e djeshme, Paris Saint-Germaini i zbuloi emrat e lojtarëve që kanë mbetur jashtë planeve për sezonin e ardhshëm.

Njëri prej tyre ishte edhe Neymar, por që ndarja e tij me klubin parisien do të jetë e vështirë dhe mbi të gjitha e komplikuar.

Kjo për faktin se, siç njofton mediumi francez “L’Equipe”, braziliani nuk dëshiron të bëjë sakrifica tek skuadra e tij sa i përket rrogës së tij (paguhet rreth 36 milionë euro në sezon dhe ka kontratë deri më 30 qershor 2025), përcjell “Gazeta Express”.

Neymar do të donte të qëndrojë në “Parkun e Princave” edhe një vit, por parisienët mendojnë ndryshe.

Për të, interesim së fundmi ka shfaqur klubi saudit, Al Hilal, por që ky propozim nuk po pëlqehet nga lojtari, i cili dëshiron të vazhdojë të luajë në nivele të larta të futbollit evropian.

Është e qartë tashmë se ish-futbollisti i Santosit do ta pëlqente një rikthim eventual në Barcelonë.

Por, duke i parë vështirësitë ekonomike të gjigantit katalunas, vështirë se “Blaugrana” do të mundë ta përballonin një rrogë si ajo aktuale e “O’Ney”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...