Neymar iu bashkohet shokëve të skuadrës në PSG… tani për tani

PUBLIKUAR

Neymari i ka nisur stërvitjet parasezonale me kampionin francez, një javë më vonë sec i kishte kërkuar Paris Saint-Germaini.

Derisa e ardhmja e tij mbetet shumë e paqartë, sulmuesi brazilian u rikthye të hënën në klub, ndërsa stërvitjen e parë me shokët e skuadrës e kreu të mërkurën, transmeton Gazeta Express.

I papërdorur në fitoren 6:1 ndaj Dinamo Dresden të martën, ai u stërvit normal si të gjithë lojtarët e tjerë të PSG-së një ditë më pas.

Edhe pse dëshira e tij e etshme është të largohet, Neymar do të udhëtojë me PSG-në drejt Kinës për turneun parasezonal.

Tani për tani, Neymar është lojtar i PSG-së, por askush nuk e di se edhe për sa gjatë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...