Neymar i vë kusht PSG-së për të qëndruar në klub

PUBLIKUAR

Neymar i ka kërkuar pagë javore prej 1 milion e 100 mijë euro Paris Saint-Germainit si kusht për të qëndruar në klub, sipas gazetës së përditshme nacionale britanike “The Times”.

Përfaqësuesin brazilian është lidhur ngushtë me një transferim sensacional te Real Madridi, vetëm 12 muaj pasi iu bashkua gjigantit francez nga Barcelona për një shumë rekord botëror në vlerë 222 milionë euro, transmeton Express.

Dhe siç duket tani Neymar është duke e përdorur interesimin e Madridit si ndikim për ta tepruar me rritje page në klubin aktual.

26-vjeçari, i cili është duke u riaftësuar nga lëndimi i nyjës së këmbës së djathtë dhe mungoi në ndeshjen e kthimit të PSG-së kundër Real Madridit në Champions League, thuhet se fiton rreth 608,582 euro në javë. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...