Paris Saint-Germain ka arritur fitore të vështirë kundër Brest në Parkun e Princave. Golin e vetëm për PSG-në e shënoi Neymar (30’) pas një asistimi perfekt të Lionel Messi. Kjo fitore e vështirë e kampionit të Francës i lënë ata në vend të parë me 19 pikë pas shtatë xhirove në Ligue 1
Paris Saint-Germain ka shënuar fitore të vështirë sonte në Parkun e Princave kundër skuadrës së Brest.
Qysh në fillim të pjesës së parë, Neymar (11’) bëri përpjekjen e parë të Parisit për të shënuar gol në këtë ndeshje, por që goditja e tij përfundoi shumë afër shtyllës së majtë të portës së Brest.
Në minutën e 25-të, skuadra mysafire u mendua që mbeti me një lojtar më pak për shkak se Herelle ndërhyri në lojtarin e fundit të skuadrës që ishte Neymar.
Por, ai i shpëtoi përjashtimit pas shikimit të VAR e ku shihet së asi brazilian është në pozitë jashtë loje.
Por, goli do të vinte në minutën e 30-të.
Lionel Messi bëri një super pasim për Neymar i cili u lirua mirë dhe shënoi një gol të bukur për ta zhbllokuar sfidën.
Messi (44’) do të kishte mundësinë më të mirë për të shënuar golin e dytë, por që goditja e tij u bllokua gjë që ia mohoi atij golin.
Në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë, Mbappe do të shënonte një gol por që më vonë u pa që vendimi i gjyqtarit së francezi është pozitë jashtëloje ishte i drejtë.
Në pjesën e dytë dy shanset e para i takuan Messit dhe Mbappes. Messi do të rrezikonte në minutën e 50-të dhe ishte një goditje e tij me kokë që përfundoi afër shtyllës së majtë të portës së mysafirëve.
Mbappe rrezikoi pas 8 minutave duke u liruar shumë mirë në zonë por që goditja e tij përfundoi jashtë këndit të djathtë të portës kundërshtare.
Brest e pati mundësinë më të mirë për ta barazuar rezultatin në minutën e 71-të, pasi që për ta u akordua penallti. Ai nuk mundit ta mashtrojë Donnarrumman që priti penalltinë e tij duke mbajtur edhe këtë ndeshje portën të paprekur.
Deri në fund të lojës nuk pati më raste për shënim dhe PSG është në vendin e parë më 19 pikë, kurs Brest është në vendin e 17 me 5 pikë.
PSG do të luan vikendin e ardhshëm kundër Lyon si mysafirë ndërkaq Brest luan kundër skuadrës AJ Ajaccio si vendas. /GazetaExpress/


