Ish lojtari i Espanyolit, Nene e ka konfirmuar se do të takohet me lojtarin
Neymar e ka pësuar edhe një tjetër lëndim serioz pasi që u lëndua nga një ndërhyrje e tmerrshme ndaj tij kundër Saint=Etienne më 28 nëntor.
Braziliani pritet të jetë jashtë për së paku gjashtë javë, duke shtuar kështu listën e gjatë të problemeve me lëndime që ai pati prej se kaloi në PSG.
Numri i lëndimeve nuk është vetëm fizik por edhe mendor po ashtu. Kjo është arsyeja pse ai ka telefonuar ish mesfushorin e PSG dhe Espanyol, Nene, për ndihmë.
“Jam këtu në Paris për të ndihmuar atë për çfarëdo që ai ka nevojë”, ka thënë Nene para ndeshjes së të martës në Ligën e Kampionëve në mes të PSG-Club Brugge.
“Mbështetje, të luajmë së bashku, të kalojmë sa më mirë, dhe, mbi të gjitha, ta bëjmë të qesh pak në mënyrë që ai të koncentrohet në një rikthim sa më të shpejt të mundshme”.
“Ai është i qetë, natyrisht ai nuk është i lumtur, po kalon një moment të vështirë, gjuri i tij ende është keq”.
“Por, do të përpiqem që ta mbështesë atë, të jem me të, t’i tregojë atij që ai duhet të jetë pozitivë dhe kështu ai do ta kalojë këtë sfidë sa më mirë që është e mundur. Do të rikthehet për një muaj e gjysmë por në do ta rikthejmë atë sa më shpejt që mundemi”. /GazetaExpress/


