Nasser Al-Khelaifi, presidenti i Paris Saint-Germain, i ka thurur elozhe Neymarit
Sipas presidentit të Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, Neymar është lojtari më i mirë në botë.
“Neymar? Gjithkush e njeh atë, ai është një lojtar i mirë, më i miri në botë”, ka deklaruar Al-Khelaifi pas fitores ndaj Bayern Munichut me rezultat 3:0.
Neymar, i cili u ble nga Barcelona për 222 milionë euro, ishte autor i një goli në ndeshjen ndaj Bayern Munichut në Ligën e Kampioneve. /Express/


