Neymar e dëshiron transferimin në Real Madrid bashkë me Griezmannin dhe Hazardin

PUBLIKUAR

Neymar është i gatshëm t’i bashkohet Real Madridit, nëse ky i fundit i transferon edhe Antoine Griezmannin dhe Eden Hazardin, sipas Diario Gol.

Ylli i Paris Saint-Germain thuhet ta ketë bërë të qartë se nuk dëshiron të luajë me lojtar si Harry Kane dhe Mauro Icardi, të cilët janë lidhur me një kalim në Madrid, po ashtu, transmeton Express.

Mundësia për t’u bashkuar me Griezmann dhe Hazard është e mjaftueshme për ta joshur superyllin brazilian të kthehet në Spanjë te rivali i dikur skuadrës së tij, Barcelonës.

Për më tepër, thuhet se Neymar nuk ndihet rehat në zhveshtoren e PSG-së.

Verën që lamë pas, Neymar kaloi nga Barça në PSG për një shumë rekord 222 milionë euro. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...