Neymar do të bëhet lojtari i parë që luan futboll me Nike Jordan (Foto)

PUBLIKUAR

Super talenti brazilian Neymar, është bërë futbollisti i parë që do të mbathë atletet e famshme të njohura si “Jordan”, të markës Nike të cilat dikur i mbathte ylli i Chicago Bulls, Michael Jordan.

Sulmuesi i Barcelonës ka kërkuar nga sponsori i tij Nike atlete të linjës së Jordan, të cilat planifikon t’ia dedikoj të birit të vet David Luka, dhe për këtë në këto atlete do të figurojnë inicialet DL si dhe flamuri brazilian, transmeton Telegrafi.

Përveç kësaj kërkese të pazakonshme, në atlete do të figurojnë dy numra.

Numri 10 që tregon numrin e fanellës që Neymar e bartë me përfaqësuesen e Brazilit si dhe numri 23 që dikur e barte në fanellë ylli i basketbollit amerikan Michael Jordan. /Telegrafi/

jordan 2

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...