Neymar do të ishte i kënaqur nëse do të përfshihej në listën e ngushtë të futbollistëve konkurrues për Topin e Artë.
Sulmuesi brazilian ishte lojtar i rëndësishëm në skuadrën e Barcelonës që e fitoi tripletën në sezonin që kaloi dhe pritet të jetë njëri nga kandidatët për çmimin prestigjioz.
Megjithatë, 23-vjeçari e ka të qartë se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo mbesin konkurrentët seriozë për Topin e Artë edhe kësaj radhe.
“Për mua do të ishte një arritje e madhe vetëm po të isha njëri nga tre finalistët”.
“Do të ishte një ëndërr për mua ta gjeja veten pranë Messit dhe Ronaldos. Do të ishte nder i madh”, ka thënë Neymar për TV Globo. /Telegrafi/


