“Neymar dhe Mbappe janë kandidatë për Topin e Artë”

PUBLIKUAR

Herrera beson se Neymar dhe Mbappe mund ta fitojnë “Topin e Artë”

Ander Herrera është i entuziazmuar që do të luajë përkrah Neymar Junior.

Ai beson se braziliani mund ta sfidojë shokun e skuadrës, Kylian Mbappe, për ta fituar “Topin e Artë”.

Herrera, i cili pritet të bëjë paraqitjen e tij të parë në Ligue 1 për parisienët, që nga ardhja prej Manchester United, vlerëson sulmuesin Mbappe dhe Neymarin… po ashtu edhe Marco Verrattin.

“Neymar është një nga pesë lojtarët më të mirë në botë dhe kandidat për “Topin e

Artë”, bashkë me Mbappen”, tha Herrera.

“Jam i entuziazmuar dhe i lumtur që do të luaj me Neymar. Për mua, është diçka e shkëlqyeshme. Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme, që të luaj me lojtarë si Neymar, Kylian Mbappe apo edhe Marco Verratti”.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...