Neymar apo Cavani? Ky është vendimi i PSG-së

PUBLIKUAR

Si Neymar po ashtu edhe Cavani do t’i ekzekutojnë penaltitë dhe gjuajtjet e lira së bashku gjatë gjithë sezonit.

Mbrojtësi i Paris Saint Germainit, Marquinhos, ka zbuluar se trajneri, Unai Emery, ka biseduar me dy lojtarët dhe ka marrë vendim që dytë t’i ekzekutojnë me radhë penaltitë dhe goditjet e dënimit.

Kjo u pa edhe në ndeshjen kundër Bordeaux, ku Cavani ia la penaltinë Neymarit.

“Kjo është zgjidhur në mënyrën më të mirë të mundshme. Është një problem pozitiv për trajnerin. Trajneri ka folur me të gjithë dhe dy lojtarët do t’i ekzekutojnë penaltitë e po ashtu edhe goditjet e dënimit”, deklaroi Marquinhos.

“Kemi ekip të mirë. Neymar është idhulli im, për këtë nuk ka nevojë të flasim. Është shumë i mirë dhe mund të shënojë gola në çdo moment”, shtoi Marquinhos. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...