“Newcastle mund ta transferojë Balen nëse marrin Pochettinon”

PUBLIKUAR

Dimitar Berbatov beson shumë se nëse Newcastle United emëron në stol trajnerin, Mauricio Pochettino, atëherë shanset janë shumë të mëdha që atij t’i bashkohet edhe Gareth Bale.

Ka kohë që raportohet se klubi është afër shitjes për 300 milionë funte dhe pronarët e rinj duan të investojnë fuqishëm për ta ngritur menjëherë Newcastlen.

Pochettino shihet se kandidati numër një për t’u ulur në stol dhe nëse kjo ndodh, Bale mund të shkojë gjithashtu, i cili nuk është i lumtur në Real Madrid.

“Nëse thashethemet janë të vërteta dhe Newcastle po shikon për të emëruar Mauricio Pochettinon, do të jetë lëvizje fantastike për ekipin”, tha ai.

“Ka pasur spekulime edhe për Gareth Bale, që është lidhur me klubin. Jam i sigurt se Newcastle dëshiron të ndërtojë ekipin duke afruar emra të mëdhenj dhe me Pochettinon në stol, pronarët duhet t’i kenë garantuar blerje të mëdha”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...