Newcastle e merr një pikë të artë përballë Man Utd

PUBLIKUAR

Manchester United nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 përballë Newcastle në udhëtim në ndeshjen e fundit të xhiros së 19-të në Premierligë.

Kështu, “Djajtë e Kuq” e ndërpresin serinë prej tri fitoreve radhazi, ndërsa mbeten të pamposhtur në pesë ndeshjet e fundit, ku kanë regjistruar dy barazim dhe tri fitore.

Madje, Manchester United ishte në disavantazh për rreth një orë lojë ndaj Newcastle, shkruan Gazeta Express.

Ishte Saint-Maximin i cili i kaloi vendasit në epërsi në minutën e shtatë të ndeshjes. Ky gol vendosi edhe rezultatin e pjesës së parë.

U desh të pritej inkuadrimi i Edinson Cavanit në pjesën e dytë që Manchester United të realizonte golin e barazimit.

Ishte minuta e 71-të kur uruguaiani me një goditje klinike barazoi shifrat dhe vulosi rezultatin e këtij takimi.

Me këtë barazim, Manchester United shkon në kuotën e 28 pikëve në vendin e shtatë, kurse Newcastle United mbetet i parafundit me 11 pikë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...