Newcastle dëshiron ta mbulojë me para Ter Stegenin

PUBLIKUAR

Sipas El Nacional, Newcastle është duke shikuar mundësinë për të rrëmbyer Marc-Andre ter Stegen nga Barcelona.

Portieri ka kontratë afatgjate me klubin nga Camp Nou, por klubi anglez tani ka para më shumë se askush tjetër dhe është i gatshëm t’i ofrojë pagë dyfish më të madhe se sa merr te Barça.

 

Barcelona do të kërkonte më shumë se 50 milionë euro për lojtarin, shifër lehtë e përballueshme për miliarderët e Newcastle.

29-vjeçari është pjesë e Barcelonës që nga viti 2014.

Ai ka fituar gjithçka me Barçën dhe pas largimit të Messit, klubi katalunas ka nisur ndërtimin e skuadrës për të ardhmen dhe Ter Stegen mund të kërkojë gjithashtu të ndërrojë ambient. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...