Neville: S’do të ndodh që Rangnick të mbetet trajner i Manchesterit

PUBLIKUAR

Ralf Rangnick gjithmonë është parë si trajner i përkohshëm për Manchester United, por gjithmonë ka pasur mendime se gjermani mund të emërohet trajner nëse gjërat do të shkonin mirë për skuadrën gjatë pjesës së dytë të sezonit 2021/22

Me skuadrën që po vuan, Gary Neville pret që ish klubi i tij do të bëjë ndryshime në stafin e trajnerëve gjatë verës.

Nuk mendoj që ai do ta ruajë këtë pozitë edhe pas këtij sezoni”, tha ai për Rangnick për Sky Sports.

“Mendoj se kishte një mendim që nëse United shkonte më lart kjo të ndodhte, por nuk do të ndodh. Manchester United do të këtë trajner të ri sezonin e ardhshëm”.

Ish kapiteni i Manchester United, megjithatë, mendon që Rangnick do të involvohet në procesin e rekrutimeve ku do të jetë menaxher i përhershëm.

“Mendo se ai dëshiron ta bëjë këtë për shkak se ka sy të mirë për të njohur karakteret, personalitetet dhe paraqitjet e lojtarëve në nivelin e stërvitjeve edhe të këtij grupi të lojtarëve, pra ai është në pozitë të mirë për të këshilluar”, shtoi Neville.

“Ai është ndoshta në pozitë më të fuqishme si këshilltarë për shkak se ai ka kontakte të përditshme me lojtarë. Ai e sheh si ata arrin t’i përmbahen zhgënjimit, nëse ata nuk arrin që t’i plotësojnë kërkesat e klubit, nëse ata kanë kualitet.

“Njerëzit thonë se ai është më shumë drejtor sportiv dhe trajner, por në realitet pozita e tij si trajner është kohëshkurtër”. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...

“Ka kualitet”, Franco Foda për Zhegrovën: Është lojtar i rëndësishëm!

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda u paraqit në konferencë për media para...

E duan Interi e Juventusi, por Liverpooli e ka një përgjigje për Alissonin

Thashethemet e ditëve të fundit për të ardhmen e pasigurt të Alisson Becker te...